Ka filluar rregullimi i parkut në fshatin Marali

Në fshatin Marali të komunës së Malishevës, ka filluar rregullimi i hapësirës në qendër të fshatit, përkatësisht rregullimi i parkut në fshat, në hapësirën ku është i vendosur edhe një lapidar. Në fillimin e punimeve për rregullimit e parkut, ishin të pranishëm nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha dhe drejtori i urbanizmit, Islam Vrenezi, të cilët janë takuar edhe me përfaqësuesit e fshatit dhe banorët. “Ndërtimi i parkut në fshatin Marali, është pjesë e investimeve komunale në kuadër të realizimit të projekteve kapitale për këtë vit, dhe në të njëjtën kohë ka qenë edhe kërkesë e banorëve, që të kenë këtë hapësirë të rregulluar”, tha nënkryetari Berisha, i cili edhe i ka uruar banorët. Po ashtu edhe banorët e Maralisë, janë shprehur të kënaqur me realizimin e kërkesës së tyre, pasi përveç rregullimit të hapësirës, parku luan rol të madh edhe në ruajtjen e hapësirës publike. Sipas drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit, Islam Vrenezi, rregullimi i parkut do të kushtoj rreth 25 mijë euro dhe financohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit, me 1 maj shënon 35-vjetorin e Kuvendit Historik të Pajtimit të Gjaqeve “Verrat e Llukës”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, kryesuesi i Kuvendit Komunal, z. Hajdar Sutaj …