Ka filluar rregullimi i rrugës “15 maturantët” në Astrazup

Në kuadër të ndërtimit dhe rregullimit të infrastrukturës rrugore në fshatrat e Komunës së Malishevës, ka filluar rregullimi i rrugës “15 maturantët” në fshatin Astrazup. Punimet në këtë rrugë, i ka parë nga afër edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili është takuar edhe me banorët që jetojnë në atë rrugë. “Rregullimi i infrastrukturës rrugor është një prej prioriteteve tona si qeverisje lokale dhe jemi duke u munduar që në çdo vendbanim, të gjitha rrugët të jenë të rregulluara. Ju banorë të kësaj rruge, e gëzofshi rrugën”, ju ka thënë kryetari Begaj banorëve. Rruga “15 maturantët” është e gjatë 400 metra. Aktualisht është duke u bërë zgjerimi dhe krijimi i bazës, e më pas do të shtrohet me kubëza, ndërsa kjo rrugë lidhë dhjetëra shtëpi me rrugët kryesore të fshatit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …