Ka filluar sezoni i korrje – shirjeve të grurit në Komunën e Junikut

Kryetari i Komunës së Junikut z. Ruzhdi Shehu se bashku me bashkëpunëtorë sot ka vizituar fermerin z. Arif Llolluni i cili sot kishte radhën e korrje – shirjeve të grurit. Rendimenti është deri diku i kënaqshëm sipas fermerit Llolluni sepse për shkak të kushteve atmosferike, gruri në territorin e Junikut është pjekur më herët se në vitin e kaluar. Kryetari Shehu, përgëzoj për punën e bereqetshme të fermerëve në tërë territorin e Junikut. Kryetari shprehu gatishmëri që të përkrah fermerët  për sezonin e korrje – shirjeve duke themeluar komisionit komunal i cili do të jetë në dispozicion të fermerëve. Gjithashtu Kryetari shprehu një falënderim për fermerin z. Agim Krasniqi pronarin e kombajnës i cili këtë sezon ju ka shërbyer fermerëve të Junikut.

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …