Ka filluar të rrënohet objekti i vjetër i banimit në rrugën “Ahmet Delia” afër Sheshit “Adem Jashari” në Skenderaj

Ka filluar të rrënohet objekti i vjetër i banimit në rrugën “Ahmet Delia” afër Sheshit “Adem Jashari” në Skenderaj, për t’i hapur rrugë realizimit të projektit tjetër kapital e të rëndësishëm pas fasadimit të ndërtesave, ai i ndërtimit të unazës së brendshme të qytetit. Ky hap pason zgjidhjen e çështjes së shpronësimit, për të vijuar menjëherë me realizimin e projektit rrugor, që ishte edhe premtim i kryetarit të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura. Ai së bashku me nënkryetarin Sami Lushtaku dhe drejtorin e Inspekcionit, Valon Haliti, kanë përcjellë nga afër procesin e rrënimit të objektit të vjetër.

May be an image of 1 person, fire and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …