Ka filluar vaksinimi i kafshëve të imëta në komunën e Malishevës

Në territorin e Komunës së Malishevës, ka filluar vaksinimi i kafshëve të imëta, përkatësisht i deleve, qengjave, dhive dhe kecave. Kjo fushatë e vaksinimit është duke u bërë në bashkëpunim të ngushtë në mes të Komunës së Malishevës dhe Agjencionit të Veterinës dhe Ushqimit. Vaksinimin e kafshëve të imëta, e kanë parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal i bujqësisë, Murat Hoxha, të cilët kanë biseduar edhe me fermerët. Në këtë fushatë të vaksinimit të kafshëve të imëta, përfshihen rreth 20 mijë krerë dele, qengja, dhi dhe keca, ndërsa projekti i vaksinimit i kushton buxhetit komunal, rreth 15 mijë euro. Gjatë bisedës së nënkryetarit Berisha dhe drejtorit Hoxha, me fermerin Granit Thaçi, në Mirushë, ky i fundit, e ka vlerësuar shumë fushatën e vaksinimit, pasi sipas tij, “në të kaluarën i kanë ngordhur bagëtia, ose për shkak të sëmundjeve, i janë asgjësuar delet, por pas vaksinimit në vitin e kaluar, nuk ka pasur ngordhje të deleve dhe nuk ka pasur asnjë rast të prekur me sëmundje vdekjeprurëse të deleve të tij”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …