leoni

Ka filluar viti i ri shkollor në shkollat e Skenderajt

Viti i ri shkollor ka filluar të hënën në të gjitha shkollat e Skenderajt. Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura i shoqëruar nga Kryesuesi i Kuvendit Ismet Salihu dhe drejtori i DKA-së Bekim Latifi, ka vizituar disa prej shkollave të Skenderajt. Me rastin e këtyre vizitave Nënkryetari Nura përveç urimit për fillimin e vitit të ri shkollor, ka takuar stafet drejtuese të shkollave dhe mësimdhënësit, duke kërkuar angazhim dhe përkushtim maksimal në procesin edukativo arsimor gjatë vitit në vijim. Nura është shprehur i kënaqur me përgatitjet që kanë bërë shkollat për fillimin e vitit të ri shkollor, duke theksuar se Komuna e Skenderajt vazhdon të jetë e përkushtuar në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies, pasi arsimimi cilësor i fëmijëve vazhdon të jetë prioritet i institucioneve lokale të Skenderajt. Në vitin shkollor 2017/2018 në 23 shkolla fillore të mesme të ulëta, 3 shkolla të mesme të larta dhe 1 institucion parashkollor, mësimin do ta ndjekin 10,349 nxënës të Skenderajt. Në procesin arsimor janë të angazhuar 880 punëtorë arsimorë dhe shërbyes të tjerë. Mësimi ka filluar në të gjitha shkollat, me përjashtim të paraleles së ndarë të shkollës fillore të mesme të ulët “Drenica”, në Marinë, objekti i së cilës është duke u rinovuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …