Ka kaluar një muaj dhe nxënësit e Kosovës ende nuk kanë filluar procesin mësimor për shkak të grevës së SBASHK-ut, i cili më në fund propozoi që greva të pezullohet deri në janar si dhe mësimi të fillojë më 3 tetor. Duket se as ky lajm nuk është krejtësisht i konfirmuar dhe i sigurt, pasi shumë shkolla në vend kanë votuar pro vazhdimit të grevës. Të pakënaqur me këtë situatë mbeten Këshilli i Prindërve të Kosovës, të cilët kanë paralajmëruar se nëse nuk fillon mësimi më 3 tetor, ata do të çregjistrojnë në mënyrë masive nxënësit nga shkollat e vendit. Sipas tyre në këtë mënyrë nuk do të ketë nevojë as për shkolla, as për mësimdhënës e as për institucione mësimore.
