Konfirmohen 19 raste të reja me virusin korona, shërohen 8 qytetarë dhe sot nuk shënohet asnjë rast i vdekjes

Ka kaluar shifrën prej 90 milion numri i të infektuar me covid-19 në botë

Faqja botërore e statistikave  “worldometers.info” njofton se ka kaluar shifrën prej 90 milion numri i të infektuar me covid-19 në botë. Nga të dhënat e publikuara në këtë faqe mësohet se deri më tani, në gjithë botën, me virusin korona janë infektuar 90 milion, 156 mijë e 975 persona. Numri i të infektuarave që kanë vdekur si pasojë e problemeve shëndetësore që u janë shkaktuar nga ky virus, ka arritur në 1 milion e 936 mijë persona ndërsa numri i të shëruarve në 64 milion e 555 mijë. Vendet me numrin më të madh të të infektuarave janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 22 milionë e 699 mijë e 223 të infektuar, pastaj India me 10 milionë e 451 mijë e 346 raste dhe Brazili me 8 milionë e 75 mijë e 998 raste.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …