Ka mbetur edhe pak kohë, drejt finalizimit të punimeve në fushën sportive në Dejnë të komunës së Rahovecit

Ka mbetur edhe pak kohë, drejt finalizimit të punimeve në fushën sportive në Dejnë të komunës së Rahovecit. Organi mbikëqyrës, dhe inxhinier të komunës së Rahovecit, janë inspektuar punimet në kuadër të këtij investimi, i cili është kyç në ngritjen e nivelit të sportit në një vend. Fusha e ndërtuar ka të gjitha pajisjet e nevojshme sportive, terrene të ndriçuara por dhe rrethimet përkatëse. Kanë mbetur edhe pak punë për t’u përfunduar, drejt përmbylljes së këtij projekti mjaft jetik e sportiv. Ky investim i komunës së Rahovecit, përkatësisht Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, është investim mjaft i rëndësishëm për zhvillim të aktiviteteve të ndryshme, e sidomos atyre sportive.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …