Ka ndërruar jetë Adile Lushtaku, nëna e nënkryetarit të Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku. Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes Lushtaku.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës Adile, nënës së gjeneralit Nuredin Lushtaku.
Nëna Adile jo vetëm për 6 djemtë e saj por ishte nënë edhe për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ajo ishte afër Komandantit Legjendar Adem Jashari e bashkëluftëtarëve të tij, të cilët në ditët më të vështira në rrugën e idealit për liri u ushqyen nga duart e arta të saj. Jeta dhe vepra e saj, kontributi në luftën tonë heroike do të mbetet përherë pjesë e historisë sonë të lavdishme. Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Skenderajt i shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes, gjeneralit Nuredin Lushtaku dhe të gjithë miqve të familjes Lushtaku. Pusho e qetë në tokën e Kosovës së lirë nëna Adile!”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.