Ka ndërruar jetë, Arbnor Fadil Berisha, pasi ka rënë nga kati i gjashtë i ndërtesës ku ishte duke punuar, në Prishtinë

Ka ndërruar jetë, Arbnor Fadil Berisha, varrimi i trupit të të ndjerit do të bëhet  sot në oren 16. 30, në fshatin Berishë

Nga  pasojat e rënies nga kati i gjashtë, dje  në rrugën, “Holger Pedersen,  në Prishtinë, ka pësuar fatalisht,  Arbnor Fadil  Berisha  28 vjeçar,  nga fshati Berishë i Malishevës,   i cili  ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda vdekjeprurëse. Ai nuk arriti  t’ i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë në QKUK.  Ndërkohë, është bërë e ditur se rasti është  hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës dhe është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. Varrimi i trupit të të ndjerit do të bëhet  sot në oren 16. 30, në fshatin Berishë. Stafi i Radios-Kosova e Lirë  i shpreh ngushëllime Familjes së Fadil Berishës, për ndërrimin jetë të Arbnorit,  në lulen e rinisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …