Ka ndërruar jetë, Faik Ramadani nga fshati Reçak i komunës së Shtimes. Ai ishte babai i tre bijve: Fatmirit, Saliut dhe Nexhatit, të cilët ishin vrarë dhe masakruar, në Reçak më 15 janar 1999, nga forcat ushtarake e policore serbe, me ç’ rast ishin vrarë 42 pjesëtarë të popullatës civile, paraprakisht kishin rënë nëntë dëshmorë, në përpjekje për ta mbrojtur popullatën civile.
