Në moshën 58-vjeçare ka ndërruar jetë, Ilaz Sadri Çatani. Ai ka jetuar dhe ka punuar në Nyrnberg të Gjermanisë, prej vitit 1981. Ilaz Çatani ishte, djali i veprimtarit të mirënjohur të NDSH-së, Sadri Çatani, i njohur në Kosovë si Sadri Duhla.
Ilazi ka lindur më 27 gusht të vitit 1964 në fshatin Duhle. Më vonë familja ishte vendosur në fshatin Kraishtë të komunës së Lypjanit. Pas pjesëmarrjes në demonstratat e protestat e vitit 1981, meqë kërkohej të arrestohej nga milicia jugosllave e kohës, për pjesëmarrje në demonstrata dhe me qëllim për të punuar e për ta mbajtur familjen, ai shkoi në Nyrnberg të Gjermanisë, ku ka vepruar dhe punuar deri ditë më parë. Ishte djali i dytë i Sadri Çatanit. Një vit më parë ka vdekur, Refket Sadri Çatani, vëllai i Ilazit, në moshën 60-vjeçare.
Varrimi i trupit të Ilaz Sadi Çatanit bëhet sot në orën 14.00 në varrezat e fshatit Kraishtë të Lypjanit.