Ka ndërruar jetë, Irena Pappas, aktorja me origjinë shqiptare që jetoi në Greqi, por u njoh në mbarë botën

Irena Papas  ishte ndër të paktat aktore në Greqi që shkëlqeu në të gjithë botën. E lindur më 3 shtator 1926 në Chiliomodi,  të Korintit, ajo kishte mbiemrin shqiptar të babait të saj, Irena Leleku.   Gjatë jetës së saj si aktore me famë Irena luajti në 90 filma, por më i spikaturi ishte roli  i Penelopes në serinë televizive italiane “Odissea” bashkë me legjendën e artit kinematografik, Bekim Fehmiu.

Brezi i sotëm mund të mos e dijë që dy nga aktorët më të mëdhenj të kinematografisë botërore si Irena Papas dhe Bekim Fehmiu ishin dy shqiptarë, edhe pse Irena konsiderohej greke, ndërsa Bekim Fehmiu jugosllav.

Origjina shqiptare e aktores së njohur greke Irena Pappa Leleku është kundërshtuar shpesh, sidomos nga biografët grekë.

Së paku për aktoren që bëri emër deri në Hollywood dhe që njihej si greke kjo mund të shkaktojë deri habi sepse për Bekim Fehmiun mjaftonte emrin për ta kuptuar që ishte shqiptar. Por gruaja e bukur dhe e talentuar e ka pranuar vetë këtë fakt.

Irene Pappa së bashku me aktorin e njohur shqiptar kanë luajtur në filmin e titulluar “Një fëmijë i quajtur Jezus”, atje ajo ka bërë të ditur se ka origjinë shqiptare.

“Unë nuk mund ta lë këtë botë duke mos e thënë të vërtetën. Unë jam shqiptare. Kam lindur në vitin 1926 dhe mbiemri im fillimisht ka qenë Leleku”, ka thënë ajo.

Gjatë xhirimeve të filmit legjendar “Odissea” në vitin 1968, në momente pushimi të dy aktorët kanë qenë duke biseduar në një gjuhë që nuk ishte e askujt tjetër nga trupa e filmit.

Të pushtuar nga kureshtja, njëri prej tyre i pyet:

-“Më falni, por cila është gjuha që ju po e flisni”?

Irena Papas (Irini Leleku) e prek në dorë Bekim Fehmiun, që ta linte të përgjigjej:

-“Është gjuha e nënës”.

-“Gjuha e nënës? Po cila mund të jetë ajo gjuhë e nënës kur ju jeni greke e Bekim Fehmiu jugosllav”? – gazetari.

-“Unë jam shqiptare nga Greqia kurse Bekimi shqiptar nga Jugosllavia por më e rëndësishmja është se ka qenë vullneti i vetë Zotit që ne të dy t’i luajmë këto dy role sepse dikur edhe vetë Penelopa dhe Odiseu kanë folur po të njëjtën gjuhë që e flasim unë e Bekimi sot”.

-“Por historia thotë se ata ishin grekë”, ia ktheu gazetari i habitur!

-Po mirë pra, edhe ti tani je duke më konsideruar greke edhe pse origjina ime fare nuk është greke”, i ishte përgjigjur Irena. (Dita)

 

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …