Ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së dhe veterani Azemi Bytyqi, nga Krajkova e Drenasit, i cili ishte i plagosur në Betejën e Llapushnikut. Ai ka qenë pjesëtar i Brigadës 113 dhe ishte i lindur më 07.06.1956. Në lidhje me vdekjen e tij ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu. “Edhe një ushtari i UÇK-së na iku sot nga kjo botë. Azemi Bytyqi nga Krajkove e Drenasit, ka qenë pjesëtar i Brigadës 113 dhe ishte plagosur në Betejën e Llapushnikut. Ngushëllime familjes Bytyqi dhe bashkëluftëtarëve të Azemit! Të qoftë i lehte dheu i Kosovës Azem! Lavdi veprës tënde!”, ka shkruar Musliu në profilin e vet në “Facebook”.
Kontrolloni gjithashtu
Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor
Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë, më 11 …