Ka ndërruar jetë kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Ai sot ka pësuar një komplikim shëndetësor derisa po merrej me fitnes dhe ndonëse janë bërë përpjekje për t’ia dhënë ndihmën e parë dhe e kanë nisur për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Zëdhënësja e kësaj qendre, Mirlinda Qyqalla ka thënë se tanimë i ndjeri, Fadil Vokrri në QKUK ka ardhur pa shenja jete dhe përkundër të gjitha përpjekjeve tona, nuk kemi arritur ta kthejmë në jetë. Fadil Vokrri ishte yll i futbollit të Kosovës dhe më gjerë në vitet e ’80 të shekullit që lamë pas. Ai ishte në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës që nga viti 2008. Familja e tij është ngushëlluar nga autoritetet më të larta të vendit, kryetari, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …