Ka ndërruar jetë Nazlie Uksmajli, nëna e Dëshmorit të parë të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, Nazmi Uksmajli

Ka ndërruar jetë Nazlie Uksmajli, nëna e Dëshmorit të parë të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, Nazmi Uksmajli

Ka ndërruar jetë Nazlie Uksmajli, nëna e Dëshmorit të parë të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, Nazmi Uksmajli. Me këtë rast kryetari i Ferizajt Agim Aliu ka lëshuar një telegram ngushëllimi ku ka shkruar: Me pikëllim, mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së Dëshmorit të parë të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, Nazmi Uksmajli, Nazlie Uksmajli. Nëna Nazlie, mbylli sytë duke na dhënë lamtumirën, krenare që Kosovës i dha birin dëshmor, lufta e gjaku i të cilëve i solli lirinë Kosovës. Ajo mbajti kurdoherë në zemër, dashurinë, dhembjen e sakrificat e panumërta prej nëne, por gjithnjë krenare për veprën e sakrificën e të birit. Pusho në paqe nënë Nazlie, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës! Ngushëllime të sinqerta familjes së respektuar Uksmajli, bashkëluftëtarëve të të birit, miqve e të njohurve të të ndjerës. Dritë pastë shpirti i saj fisnik!

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …