Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare, shkencëtari dhe pedagogu i njohur, Rifat Gjota. Shkollën fillore dhe gjimnazin e kishte kryer në vendlindjen e vet, ndërsa në vitin 1965 kishte diplomuar në Fakultetin Elektroteknik të Universitetit të Shkupit. Gjota po ashtu kishte kryer magjistraturën në vitin 1977 në Fakultetin Elektroteknik të Universitetit të Zagrebit, kurse në vitin 1985 kishte doktoruar në Fakultetin Elektroteknik të Universitetit të Prishtinës.
Ai ishte ndër profesorët më të vjetër në Fakultetin e inxhinierisë elektrike në Prishtinë.
Mbi njëzet vjet punoi në zbulimin e elektromotorit, i cili kursente energjinë elektrike në përqindje të konsiderueshme, sikurse edhe sasinë e bakrit të nevojshëm për ndërtimin e tij.
Zbulimet e veta i kishte pantenuar në Amerikë me emrin “US Patent 4710661 – Winding arrangement of a stator and/or rotor of a three-phase generator or electromotor with improved performances”, kurse mënyra e ndërtimit të këtyre elektromotorëve u quajt “rifatizim”.
Tashmë i ndjeri, Gjota, në vitin 2005 kishte botuar edhe librin të titulluar “Makinat Elektrike Komplementare-Komplekse”.