Ka ndërruar jetë një tjetër pacient nga koronavirusi duke e çuar në 19 numrin total të viktimave nga Covid-19

Ka ndërruar jetë një tjetër pacient nga koronavirusi duke e çuar në 19 numrin total të viktimave nga Covid-19

Ka ndërruar jetë një tjetër pacient nga koronavirusi në Kosovë, duke e çuar në 19 numrin total të viktimave nga Covid-19. Kështu kanë bërë të ditur përmes një komunikate për medie nga Ministria e Shëndetësisë. “Klinika Infektive njofton se, në mjekimin intensiv të kësaj klinike ka përfunduar me vdekje pacienti nga Komuna e Prizrenit. Pacienti ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtine më 13.04.2020 dhe që nga fillimi ka qenë në gjendje shumë të rëndë dhe në përkujdesje intensive”, thuhet në komunikatë. 53-vjeçari ishte drejtues i pikë kalimit kufitar të Vërmicës.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj

Fatmir Limaj: Nuk i frikësohemi zgjedhjeve, institucionet duhet të formohen përmes marrëveshjeve politike

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se vendi ka nevojë urgjente për formimin …