Mjeshtri i fjalës, poeti i trishtimit, Petrit Ruka, ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë, në moshën 67-vjeçare. Njeriun me shpirt të ndjeshëm e kujtojnë sot miqtë dhe nuk i kanë të lehta fjalët e dhembjes. Po ashtu, kineast i njohur, ai ju dha jetë shumë skenarëve. Të krijuara nga ai vetë apo jo, puna e tij si regjisor do të kujtohet gjatë.
Ishte viti 1983 kur ai shkroi “Atdheu filloj tek zemra” dhe u vlerësua me çmimin kombëtar. E që atëherë me dhjetëra vëllime me poezi, skenarë dokumentaresh e filmash artistike do te pasonin krijimtarinë e tij.
Pasuria e tij qe la pas është trashëgimia artistike, duke e klasifikuar atë nder poetët me te rëndësishëm te letërsisë shqipe.
Një nga punët e fundit te Petrit Rukes është dokumentari “100 Vjet me Himnin e Flamurit”, një bashkëprodhim i Top Channel me producent Pirro Milkanin. Është historia e plotë e himnit kombëtar ne një dokumentar artistik. Një projekt i vërtetë artistik për kremtimet e 100 vjetorit te Pavarësisë me skenarin dhe regjinë e Petrit Rukës. (TCH)