Ka ndërruar jetë sot ish-kryetari i parë pas luftës i Komunës së Podujevës, Sylejman Gashi

Ka ndërruar jetë sot ish-kryetari i parë pas luftës i Komunës së Podujevës, Sylejman Gashi.

Ai ka ndërruar jetë sot në moshën 75-vjeçare.

Sipas njoftimit të familjarëve, varrimi i të ndjerit bëhet nesër, me datën 1 dhjetor 2021 në orën 13:00, në varrezat e fshatit Dobërdol të Podujevës.

Pas përfundimit të luftës, Sylejman Gashi si pjesëtarë i UÇK-së që ishte, ishte emëruar kryetar komune deri në zgjedhjet e para e komunale. Ai dha kontribut të madh në organizimin e zgjedhjeve të para komunale duke bashkëpunuar me të gjitha subjektet komunale të Podujevës.

Gashi ka dhënë kontribut të çmuar edhe në çështjen e Arsimit në vitet e 90-ta./Llapi.info

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …