Ka ndërruar jetë ushtari dhe eprori i përkushtuar i UÇK-së, Ajvaz Korpuzi

Pas një sëmundje të rëndë, sot ka ndërruar jetë luftëtari i lirisë, eprori e veterani i UÇK-së, Ajvaz Karpuzi nga fshati Shalë i Drenicës

Sot në moshën 65-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë, luftëtari i radhëve të para të lirisë, Ajvaz Karpuzi, nga fshati Shalë i Drenicës. Gjatë luftës së UÇK-së, fillimisht ka qenë i sistemuar në pikën e Krojmirit, pastaj në Policinë ushtarake të Batalionit të Dytë, “Ruzhdi Salihu”,  të Brigadës 121, Ismet Jashari-Kumanova. Pas luftës për një kohë të gjatë ka qenë edhe kryetar i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, dega në Lypjan.  Ajvaz Karpuzi ka qenë një luftëtar i përkushtuar i lirisë dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshme në organizimin dhe konsolidimin e radhëve të UÇK-së me bashkëluftëtarët e tij tani dëshmorë:  Jetë Hasani, Ruzhdi Salihu, Milaim Beha, Azem Kastrati, Gani Kastrati, Shaqir Hoxha e të tjerë. Po ashtu ka bashkëvepruar edhe me drejtuesit e luftës në pjesën jugore të Drenicës si:  Sylë Qeriqi, Elez Durmishi,  Ali Mejzinolli, Naim Ismajli,  Ramiz Qeriqi,  Fatmir Shurdha e të tjerë.

Varrimi i trupit të veteranit, Ajvaz Karpuzi bëhet sot në orën 15.00 në varrezat e fshatit Shalë (ish-Seddllar).

Lavdi jetës dhe veprës atdhetare të luftëtarit e veteranit të UÇK-së, Ajvaz Karpuzi!

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …