Ka ndërruar jetë veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftëtari i përkushtuar i lirisë, Halil Liman Kadolli nga fshati Bukosh i Therandës. Halili ka qenë luftëtar i radhëve të para të luftës për liri dhe bashkëluftëtar i Hysen Gegës, Sadik Halitjahës, e luftëtarëve të tjerë të njohur të Zonës Operative të Pashtrikut. Varrimi i trupit të veteranit, Halil Kadolli, u bë sot në orën 14,00 në varrezat e fshatit Bukosh, në prani të familjarëve, bashkëluftëtarëve të shumtë dhe shqiptarëve liridashës nga kjo trevë e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …