Ka ndëruar jetë në moshën 63-vjeçare, shkrimtari, intelektuali, dramaturgu e veprimtari, Haqif Mulliqi.

Ka vdekur në moshën 63-vjeçare,  shkrimtari,  intelektuali, dramaturgu e veprimtari, Haqif Mulliqi. Lajmin  për vdeekjen e babait të saj e ka postuar bija  e tij, Getoarba Mulliqi.

“Babi na la. Dashnise tone ma te madhe iu ndalen dhimbjet, per me na fillu neve dhimbja e perjetshme. Per detajet e ceremonise, ju njoftojme me vone”, ka shkruar ajo në “Facebook”. Veprimtarinë e tij si gazetar e kishte filluar në gazetën Bota e Re, (1983 – 1990), duke vazhduar në gazetën Fokus në Kroaci (1992), gazetën Potlet në Zagreb (1988 -1991), e më pastaj edhe si redaktor e korrespodent edhe në shumë gazeta e revista të tjera vendore dhe ndërkombëtare. Mulliqi gjithashtu ishte profesor në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Filologjisë në Departamentin e Gazetarisë, si dhe në Fakultetin e Arteve. Ai la pas vetes një krijimtari të gjerë në gazetari, publicistikë e dramaturgji. Gjithashtu, kontribut të jashtëzakonshëm, Mulliqi ka dhënë gjatë viteve 1998-99, në raportimin gjatë luftës në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …