leoni

Ka nisur asfaltimi i rrugës kryesore në Rakinicë të Skenderajt

Pas përgatitjes së trasesë së njërës ndër rrugët kryesore në Rakinicë të Skenderajt ditë më parë, sot ka nisur asfaltimi i saj dhe i degëzimeve tjera në fshat, duke i bërë ato me standard të pranueshëm. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, kanë vizituar sot punimet, të cilat po zhvillohen sipas projektit. Kryetari Nura ka bashkëbiseduar me këtë rast me punëtorët e kompanisë që po zhvillon punimet, si dhe me banorët vendës, të cilët janë shprehur të lumtur me asfaltimin e rrugës në fshatin e tyre. Komuna e Skenderajt aktualisht është duke realizuar një numër të madh të projekteve në infrastrukturën rrugore, në sistemin e ujësjellësit, kanalizime, mirëmbajtje të lumenjve, parqeve publike dhe aktivitete të tjera të mbështetjes në bujqësi, dhe kështu ky vit po përmbyllet me sukses sa i përket zbatimit të planit vjetor të Ekzekutivit.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …