Ka nisur asfaltimi i segmentit rrugor me gjatësi rreth 6 kilometra në fshatin Aqarevë

Ka nisur asfaltimi i segmentit rrugor me gjatësi rreth 6 kilometra në fshatin Aqarevë të Komunës së Skenderajt. Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, së bashku me drejtoreshën e urbanizmit, Sanije Ahmeti, kanë vizituar punimet e kësaj rruge, të cilat sipas tyre janë duke u realizuar si duhet. Që nga periudha kur kryetari Jashari, ka marrë nën udhëheqje Komunën e Skenderajt, janë asfaltuar dhjetëra rrugë në fshatra dhe në zonën urbane, duke i`u mundësuar kështu qytetarëve kushte më të mira infrastrukturore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …