Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, së bashku me drejtorin për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, ka inspektuar punimet që po zhvillohen në Projektin e sapo nisur në ndërtimin e sistemit të kanalizimit në Lagjen I, përkatësisht afër ndërtesave të reja në degëzimet e rrugës “17 Shkurti”. Ky ka qenë një nga problemet më të mëdha me të cilin janë përballur qytetarët, si pasojë e mungesës së një sistemi të ri për trajtimin e ujërave të zeza, të cilat kanë pas derdhje gjithandej, me ç’rast nga kundërmimi i erërave të këqija është vështirësuar edhe jeta e banorëve.