Nga sot (03.01.2025) ka nisur pranimi i aplikimeve për subvencione edhe nëpër bashkësitë lokale të Komunës së Prishtinës. Rezultatet e kësaj nisme janë të dukshme, që në ditën e parë.
Do të vazhdojmë punën tonë thuhet në postimin e kryetarit Rama për të sjellë shërbimet sa më pranë jush, në çdo lagje dhe në çdo fshat.
Kjo iniciativë jo vetëm që u lehtëson qytetarëve qasjen në shërbime, por gjithashtu ndihmon në eliminimin e pritjeve të gjata në sportelet e komunës së Prishtinës.
Sipas Drejtoreshës së Administratës, znj. Valbona Vitija – Ajeti, shërbimet po ofrohen me efikasitet, transparencë dhe më afër qytetarëve.
Ky proces sipas saj ka lehtësuar ndjeshëm aksesin në shërbime të rëndësishme, duke shmangur pritjet e gjata dhe duke mundësuar zgjidhje më të shpejta për kërkesat e qytetarëve.