leoni

Ka nisur rregullimi i sistemit të kanalizimit, që shtrihet në Runik, Bajë, Syriganë dhe në një pjesë të Pemishtës dhe te Çitakët

Ka nisur edhe një tjetër projekt i madh kapital në komunën e Skenderajt, ai i rregullimit të sistemit të kanalizimit, që shtrihet në Runik, Bajë, Syriganë dhe në një pjesë të Pemishtës dhe te Çitakët, i gjatë 22 mijë metra. Për të parë ecurinë e punimeve, në vendin mes Syriganës dhe Pemishtës kanë dalë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj. Kryetari Nura ka bashkëbiseduar me punëtorët e kompanisë e cila është duke kryer punimet e realizimit të projektit. Projekti në fjalë është një tjetër veprim i Komunës së Skenderajt që me financim të buxhetit publik, është duke realizuar ndërtimin e kanalizimit për këto fshatra, duke e zgjidhur problemin e ujërave të zeza.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …