leoni

Ka nisur shtrimi i asfaltit në rrugën “Ilaz Kodra” në Skenderaj

Ka nisur shtrimi i asfaltit në rrugën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, përkatësisht nga ura deri te xhamia e qytetit, në kuadër të projektit për rregullimin e bulevardit në këtë pjesë të rëndësishme të qytetit të Skenderajt. Në këtë kuadër, punimet i kanë vizituar kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, ku kanë parë nga afër procesin e asfaltimit të segmentit rrugor. Në këtë mënyrë, bulevardi “Ilaz Kodra” dita-ditës po merr pamje moderne, pasi në krahun kah xhamia ka përfunduar rregullimi i pjesës së trotuarit, ndërkohë që edhe në krahu tjetër do të përfshihet në ndërtim, duke e kthyer këtë pjesë në një zonë me pamje atraktive.

Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe rrugë

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …