Prej se ka filluar të zbatohet vendimi i ministrit të Arsimit për ndalimin e telefonave celularë nga nxënësit e nivelit parauniversitar, në shumë shkolla janë konfiskuar një numër i madh i telefonave mobilë. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit thonë se për të gjithë ata që nuk e respektojnë vendimin, masat ndëshkuese do të jenë mjaft të rënda, duke filluar nga konfiskimi i telefonave dhe deri të përjashtimi nga shkolla. Vendimi i ministrit të Arsimit për n dalimin e përdorimit të telefonavemobilë ka filluar të zbatohet në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare. Këshilltari i ministrit të Arsimit, Fehmi Hysenaj, i thotë se disa komuna kanë raportuar se ka pasur raste ku janë konfiskuar telefonat mobilë. Po ashtu, Hysenaj theksoi se për të gjithë ata që nuk e respektojnë ketë vendim do të merren masa ndëshkuese, si përjashtimi nga shkolla apo transferimi në një shkollë tjetër. Në lidhje me këtë, ministri i arsimit, Shyqiri Bytyqi, është shprehur se këtë vendim e ka marrë pas ankesave të mëdha që ka marrë nga drejtorët e shkollave dhe vetë nxënësit. Sipas tij, vendimi do të ketë ndikim pozitiv në procesin mësimor duke rritur edhe cilësinë e këtij procesi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …