Gjatë ditës së sotme ka përfunduar aktiviteti “Java e KFOR-it”, që është mbajtur për një javë radhazi, në kuadër të agjendës së 150 vjetorit të themelimit të Ferizajt. Pjesë e agjendës ishte edhe Nënkolonel (LTC) Reddinger nga kampi ushtarak “Bondsteel”, ndërsa kanë marr pjesë edhe fëmijët nga kopshtet publike “Ardhmëria Jonë” dhe kopshti “Engjujt” si dhe shkollat fillore të mesme të ulëta “Riza Matoshi” dhe “Enver Topalli” në lagjen Topojan- Greme. Ndërsa nxënësja Erina Shabani nga shkolla “Jeronim de Rada” dhuroj piktura nga fondi i saj i pikturave, për nënkolonelin dhe rreshterin e kampit ushtarak Bondsteel.