Prokurori, Sylë Hoxha ka deklaruar se sipas rezultateve të para të ekipit të mjekësve, pengesat në frymëmarrje dhe asfiksia janë dyshimet e para për vdekjen e Astrit Deharit, dy ditë më parë në Burgun e Prizrenit. Megjithatë rezultatet sakta do të tregojë autopsia, ka sqaruar prokurori Hoxha, ndërsa ka mohuar se Astrit Dehari ka përdorur medikamente. Ai ka thënë se gërvishtjet në fyt dhe duar janë duke u analizuar ndërkohë që edhe ato do të bëhen të ditura ndërkohë.
