Ka përfunduar e qetë protesta e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje para Kryeprokurorit të Shtetit

Ka përfunduar e qetë protesta e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje para Kryeprokurorit të Shtetit

Lëvizja Vetëvendosje ka protestuar para Kryeprokurorisë së Shtetit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi, pasi sipas tyre shteti i Kosovës asnjëherë nuk ka qenë më i kapur sesa sot. Zyrtarë të kësaj partie gjatë protestës janë shprehur se Lumezi  u frikësohet krerëve të institucioneve, përkundër se siç thonë, nuk ka pasur më shumë ministra të korruptuar. Deputetja Albulena Haxhiu, tha se kjo protestë është dëshmi që me hajdutë nuk do të ketë shtet dhe se për këtë arsye ato do të vazhdojnë. “Duhet të largohen gjithë ata prokurorë që janë emëruar politikisht. Koha e PANhajnisë ka perënduar. Kosova nuk meriton prokurorë frikacak”, tha ajo Ndërsa disa studentë formalisht bënë kallëzim penal ndaj ministrit Lekaj, kryekuvendarit Veseli dhe kryetarit Thaçi dhe kryeprokurit të Shtetit, Aleksandër Lumezi që sipas tyre kanë bërë vepra të kundërligjshme. Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, tha se kjo protestë është zemërim i padrejtësisë që është duke u zhvilluar “ Sot jemi bërë bashkë për të shpallur një aktakuzë për të gjithë këta”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …