Ka përfunduar edhe dëshmia e kryetarit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri në seancën gjyqësore që ka filluar në Pallatin e Drejtësisë. Z. Ymeri së bashku me deputetin Rexhep Selimi dhe Besart Bujupi akuzohen se e kanë sulmuar fizikisht deputetin e PDK-së Bekim Haxhiu. Gjatë fjalës së tij Ymeri vlerësoi se Prokuroria po selekton rastet, të cilat po nxitet kontrolli politik në gjyqësi. Sa i përket seancës së sotme Ymeri tha se ka pasur shkelje procedurale pasi që palës së akuzuar nuk u janë dhënë provat. Sikurse Selimi po ashtu edhe Visar Ymeri këtë proces gjyqësor e ka quajtur të ndikuar politikisht. Ai tha se dëshmitarët që dëshmuan sot kanë qenë në trysni. Seanca kundër deputetëve të Vetëvendosjes do të mbahet më 21 mars me fjalët përfundimtare të palëve të përfshira në këtë proces. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, deputeti Rexhep Selimi, ish deputeti Florin Krasniqi dhe Besart Bujupi akuzohen se më 28 qershor të vitit 2012 kanë rrahur deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …