Në territorin e Komunës së Malishevës, ka përfunduar procesi i formimit të Këshillave Lokal dhe zgjedhja e përfaqësuesve të këtyre këshillave, të cilët do ti përfaqësojnë banorët për një mandat në raport të bashkëpunimit me komunën dhe institucionet tjera dhe do të jenë në shërbim të qytetarëve. Për udhëheqjen e procesit të formimit të këtyre këshillave, Kuvendi i Komunës e ka formuar një komision, i cili është marrë me këtë proces dhe i ka organizuar zgjedhjet në të gjitha këshillat lokal, të cilët tashmë janë të formuar dhe do të zyrtarizohen nga ana e Kuvendit të Komunës së Malishevës. Bazuar në rregulloren për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane, janë formuar 22 Këshilla Lokal. Këshillat lokal dhe kryetarët e zgjedhur janë:
Malisheva 1- kryetar Ymer Hoti
Malisheva 2 – kryetar Ekrem Mazreku
Damanek, Bubël dhe Qupevë, kryetar Feriz Krasniqi
Astrazup dhe Burim, kryetar Nuredin Morina
Shkozë dhe Janqisht, kryetar Luan Bytyçi
Dragobil dhe Maxharrë, kryetar Albrim Paçarizi
Pagarushë dhe Guriq, kryetar Qemajl Mazreku
Ngucat dhe Temeqinë, kryetar Skënder Shala
Marali dhe Gajrak, kryetar Hasan Vrenezi
Banjë dhe Kërvasari, kryetar Gazmend Begaj
Bellanicë dhe Bardh, kryetar Hysen Hoxha
Lladrovc dhe Senik, kryetar Skënder Buçaj
Gurbardh dhe Mirushë, kryetar Sabit Berisha
Kijevë dhe Bubavec, kryetar Bedri Kryeziu
Panorc, Rud dhe Llapçevë, kryetar Ahmet Rexha
Drenoc dhe Vërmicë, kryetar Nehat Krasniqi
Llazicë dhe Balincë, kryetar
Carrallukë dhe Shkarashnik , kryetar Remzo Hoti
Tërpezë dhe Tërpezë e Poshtme, kryetar Naser Krasniqi