Ka përfunduar mbledhja e nënshkrimeve në kuadër të peticionit për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq. Sipas anëtares se Grupit Iniciues Sanja Krtiniq janë mbledhur mjaftueshëm nënshkrime. “Kemi mbaruar me mbledhjen e nëshkrimeve dhe sot kemi punuar deri në orën 16:00. Përpunimi i informacionit dhe numërimi i nënshkrimeve është duke u zhvilluar”, ka thënë ajo. Krtiniq nuk ka mundur të konfirmojë saktësisht se sa nënshkrime janë mbledhur, por ka thënë se është e sigurt se janë më shumë se sa duhet. Shpresoj që së shpejti të më njoftojnë se sa janë nënshkruar gjithsej, por ne e kemi tejkaluar numrin”, tha ajo. Nënshkrimet nga kjo komunë, të 3640 votuesve, duhet t’i dorëzohen kryetarit të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut deri më 22 janar.
