Ka përfunduar mbledhja e nënshkrimeve të serbëve për shkarkimin e kryetarit të komunës së Zveçanit

Ka përfunduar  mbledhja e nënshkrimeve  të serbëve për shkarkimin e kryetarit  të komunës së Zveçanit. Sipas Srgjan Vuçiniqit, njëri nga iniciatorët e peticionit për shkarkimin e kryetarit të Zubin Potokut, Izmi Zeqiri, ka thënë se kanë mbledhur më shumë se 1300 nënshkrime. Sipas tij, kjo procedurë atje tashmë ka përfunduar. Ai falënderoi qytetarët për “përgjigjen e shkëlqyer”. “Peticioni ka përfunduar dje dhe kemi mbledhur më shumë se sa na duhen. Për shifrën zyrtare dhe hapat e ardhshëm do t’ju informojmë së shpejti”, tha Vuçiniq. Përveç Zubin Potokut, nënshkrimet janë mbledhur edhe në komunat tjera serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë të Veriut, Zveçan dhe Leposaviq.  Të gjithë iniciatorët theksuan se kanë mbledhur më shumë nënshkrime sesa kërkohet.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …