Udhëhequr nga kryesuesi i kuvendit z. Arbër Zenunu, është mbajtur mbledhja e nëntë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) në komunën e Rahovecit për vitin 2023. Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe Nënkryetari, z. Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive dhe zyrtarët komunalë. Mbledhja si zakonisht ishte konstruktive, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT, me shumicë votash u proceduan këto pika:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik parcelën P-01035-0 në Zonën Kadastrale Xërxë;
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien e Pëlqimit për këmbimin e pronës publike komunale P-02302-0, me pronën e institucionit qendror P- 02240-1, për interes publik ZK-Rahovec;
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për ridestinim të mjeteve;
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për miratimin e buxhetit për vitin 2024;
-
Shqyrtimi i Raportit të komisionit për Zbatimin e procedurave dhe Vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të Pronës së Paluajtshme të Komunës, sipas vendimit 01 Nr.23/23, i datës 27.04.2023;
-
Informatë nga DKA-ja për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2023/2024;
-
Informatë për muajin e mërgimtarëve prej 15 korrikut, deri më 15 gusht 2023;