Ka përfunduar mbrëmë Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare Skenderaj 2023”

Ka përfunduar mbrëmë Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare Skenderaj 2023”, në natën finale, aktivitet ky që zgjati tri net, e ku kënduan rreth 45 rapsodë e grupe folklorike, në garën për çmimin e madh të festivalit “Kulla e Jasharëve”. Në këtë mënyrë, sipas vlerësimit të jurisë profesionale, vendin e parë e zuri këngëtari Kastriot Seferi nga Suhereka, me këngën “N’agim herët”, që rrjedhimisht është fitues i “Kullës së Jasharëve”. Vendin e dytë e zuri Ansambli “Drenica” vendin e tretë Jeton dhe Tefik Fetiu, kurse çmimin grupi më autentik e fitoi Grupi Folklorik “Rapsodia e Sharrit”, çmimin e instrumentistit më të mirë e fituan Abedin Haxhaj e Hysni Aliaj, çmimin e publikut e fitoi ShKA “Dibra e Madhe”, debutanti më i mirë u vlerësua Elvis Kryeziu, çmimi për veteranin më të mirë i takoi Musë Herticës dhe çmimi i karrierës iu nda Shaban Baksit, autor dhe këngëtar. Festivali i sivjetmë është edicioni i 18, i cili ka karakter mbarëkombëtar, që Skenderajn e bënë nikoqir të një ngjarjeje kaq të madh artistike, ku shpalosen vlerat e mirëfillta të këngës folklorike shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …