KA PËRFUNDUAR ME SUKSES PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2018- AFATI I GUSHTIT

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi vizitoi nxënësit të cilët i janë nënshtruar provimit të Maturës Shtetërore 2018 në afatin e gushtit, në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë. Me këtë rast, ministri Bytyqi ka theksuar se, testi është shpërndarë me kohë dhe nuk është raportuar për ndonjë parregullsi që do të mund të ndikonte në rezultate. Duke ju dëshiruar suksese nxënësve të cilët iu kanë nënshtruar testit në afatin e dytë, ministri Bytyqi ka vlerësuar ecurinë e këtij procesi, si në aspektin e administrimit ashtu edhe në marrjen e përgjegjësive të nxënësve. “Nga informacionet që kemi nga Qendrat e Testimit, nuk ka pasur ngecje në asnjë shkollë. Ka qenë qëllimi ynë që të mos ketë asnjë problem i cili do të ndikonte në rezultate dhe tashmë po vërehet që e kanë kuptuar përgjegjësinë e këtij procesi nxënësit dhe gjithë mësimdhënësit”, ka thënë ministri Bytyqi. Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj tha se nuk është vërejtur ndonjë parregullsi në administrimin e testit, duke shtuar se është bërë një punë e mirë në këtë drejtim. “Deri tani çdo gjë ka shkuar në rregull. Besoj që vazhdimisht po shënohen suksese”, tha Salihaj. Pjesa dytë e provimit në afatin e gushtit do të mbahet më 1 shtator, ndërsa rezultatet pritet që të publikohen më 10 shtator 2018.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …