Ka përfunduar pa sukses radha e tretë e bisedimeve mes delegacionit të Ukrainas dhe të Rusisë në Bjellorusi. Mediet bëjnë të ditur se nuk është arritur një marrëveshje dhe palët kanë theksuar se do të mblidhen sërish. Në qendër të bisedimeve ishin korridoret humanitare, për të lejuar civilët ukrainas të shpëtojnë nga veprimet ushtarake, ndërsa bombardimet ruse vijojnë në shumë qytete të Ukrainës. Një propozim i ri nga Rusia u cilësua “i papranueshëm” nga zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Irina Vereshçuk, pasi u bë e qartë se njerëzve që ikin nga Kievi do t’u ofrohet kalim i sigurt në Bjellorusi, ndërsa ata në Krakov do të kenë një korridor që të çon në Rusi Nga katër qytetet e përmendura, vetëm ato më të voglat – Mariupol dhe Sumi – kanë rrugë evakuimi që të çojnë në pjesë të tjera të Ukrainës.
Kontrolloni gjithashtu
Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …