Ka përfunduar paraqitja e dëshmitarit të 24-të, të Zyrës së Prokurorit të Gjykatës Speciale në çështjen gjyqësore kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Intervistimi i tij i cili ka filluar të martën, është bërë kryesisht në seancë private. Ndërsa kur është përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes, ai ka thënë se nënçmimi më i madh për një shqiptar është ta etiketosh si kolaboracionist. Dëshmitari i mbrojtur, fillimisht është përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Rexhep Selimit, avokatit, Xhefri Roberts, tërësisht në seancë të mbyllur për publikun. Avokati Emmerson ia kishte kujtuar dëshmitarit çastin kur, gjykatësit: Barte dhe Metro e kishin pyetur nëse aso kohe kishit hetuar çështjen e kidnapimit të Jakup Kastratit dhe Cen Deskut, dhe ju thatë jo, dhe a ishte përmendur më gjatë bisedave pas luftës, ju prapë u përgjigjet jo. Në atë kohë, pse nuk bëtë vet një hetim duke pasur parasysh zonën tuaj, dhe pse nuk u përmend më kjo gjë në bisedat që keni pasur pas luftës? Dëshmitari i mbrojtur ishte përgjigjur se ata nuk ishin në zonën t i takon komunës së Malishevës, dhe nuk kam pasur mandat të hetoj unë, por pas luftës i kam takuar. Pas kësaj, ka përfunduar paraqitja e dëshmitarit numër 24 ndërsa para turpit gjykues është kthyer për t’u përgjigjur edhe njëherë dëshmitari 23-të me radhë. Dëshmitari i mbrojtur është përgjigjur në pyetjet e avokatit të Hashim Thaçit, Luka Misetiq por intervistimi është bërë në seancë private.
