Ka përfunduar procesi i votimit në zgjedhjet e katër komunave veriore të Kosovës.

Ka përfunduar procesi i votimit në zgjedhjet e katër komunave veriore të Kosovës. Numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në Mitrovicën e veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok ishte 19 me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta me gjithsej 6 vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi ishin alternative me gjithsej 28 vendvotime. Të drejtë vote kanë  pasur 45 mijë e 95 persona, 18 mijë e 118 të drejtë vote patën në Mitrovicën veriore,  6 mijë e 998 qytetarë në Zveçan, 6 mijë e 661 në Zubin Potok si dhe në Leposaviq të drejtë vote patën 13 mijë e 318 qytetarë. Gjatë ditës zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi, ka raportuar se deri në ora 15:00 dolën për të votuar 2.4 për qind e qytetarëve, në Leposaviq, kanë votuar 110 qytetarë apo 0.83 për qind, në Zubin Potok 240 apo 3.6 për qind, në Komunën e Zveçanit 145 apo 2.07 për qind dhe në Mitrovicën e Veriut kanë votuar 597 qytetarë apo 3.3 për qind. Valmir  Elezi ka deklaruar gjatë ditës se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë, dhe se nuk është shfaqur ndonjë parregullsi apo problem.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Me 16 prill të vitit 1999 në zona të ndryshme të luftës janë përjetësuar dhjetra dëshmorë

Më 16 prill të vitit 1999 ka rënë heroikisht dëshmori e  heroi i kombit, Shkëlzen …