Ka përfunduar projekti i elektrifikimit në fshatin Makërmal

Banorët e fshatit Makërmal të komunës së Skenderajt, problemin e rrjetit elektrik të fshatit nuk do ta kenë më pasi tashmë ka përfunduar rrjeti i ri elektrik në këtë fshat. Rregullimi i rrjetit elektrik ka qenë kërkesa kryesore e banorëve të Makërmalit drejtuar institucioneve lokale të Skenderajt dhe prioritet i Komunës. Komuna e Skenderajt duke parë më vëmendje këtë problematikë ka insistuar në vazhdimësi te KEDS-i që në Makërmal të rregullohet rrjeti elektrik. Përçuesit e rrymës dhe shtyllat janë zëvendësuar me të reja, ndërsa fshati është pajisur edhe me trafostacione të reja të cilat do të mundësojnë furnizim cilësor me energji elektrike. Me rastin e realizimit të këtij projekti Nënkryetari i Komunë së Skenderajt Fadil Nura ka deklaruar se Makërmali ka pasur probleme serioze me furnizim te energjisë elektrike dhe këtë shqetësim Komuna e Skenderajt e kishte vënë në prioritet. Ai ka falënderuar edhe KEDS-in për bashkëpunimin e treguar në këtë projekt, si dhe në projekte të tjera në fshatrat dhe lokalitetet që kanë problem me rrjetin elektrik. Nënkryetari Nura ka theksuar se në Makërmal janë realizuar dhe po realizohen projekte shumë të rëndësishme dhe jetike për banorët, siç janë rrugët e lagjeve që tashmë janë përfunduar, rrjeti i ri elektrik dhe shkolla e re e fshatit që ka filluar së ndërtuari. Sipas nënkryetarit Nura investimet që po bëhen në këtë fshat janë më së të merituara, pasi Makërmali i ka dhënë shumë lirisë së Kosovës gjatë periudhës së luftës së UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …