Ka përfunduar protesta e thirrur nga AGK-ja në lidhje me pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova

Ka përfunduar protesta e thirrur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në lidhje me pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit,  Klan Kosova. Në sheshin e Prishtinës protestuan gazetarë, përfaqësues të mediave dhe të shoqërisë civile. Anëtari i bordit të AGK-së, Naim Sadiku, ka thënë se ky asociacion e ka organizuar protestën e sotme për të shprehur pakënaqësinë në lidhje me vendimin e Ministrisë së Tregtisë për licencën e Klan Kosovës. Ai tha se AGK-ja, vendimin e MINT-it e sheh si një vendim të qëllimshëm politik dhe si një ndërhyrje në lirinë e mediave dhe lirinë e shprehjes. Gazetarët janë përballur me një fushatë të egër të partisë në pushtet dhe në këtë kohë denoncojmë këtë gjuhë ndaj mediave. Kërkojmë nga gjykata që ta trajtojë rastin e Klan Kosovës në mënyrë të drejt, duke mos u ndikuar nga politika”, u shpreh ai.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …