Ka përfunduar protesta e veteranëve të UÇK-së para Kuvendit të Kosovës, pasi që është arritur kërkesa e për ndërprerjen e seancës

Ka përfunduar protesta e veteranëve të UÇK-së para Kuvendit të Kosovës, pasi që është arritur kërkesa e për ndërprerjen e seancës

Ka përfunduar protesta e veteranëve të UÇK-së para Kuvendit të Kosovës. Kjo pasi që është arritur kërkesa e tyre për ndërprerjen e seancës. Para të pranishmëve ka folur kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari. Ai ka bërë me dije se veteranët nuk do ndalen pa hequr dorë qeveria nga ligji që i përjashton veteranët nga paga minimale. “Pa u kthyer ligji në vend, pa u përfshirë kategoritë e dala nga lufta dhe pa hequr dorë kjo qeveri nga nëpërkëmbja e veteranëve ne do t’i përgjigjemi çdoherë. Ne ju falënderojmë që ishit gjithë kohën dhe ju ftoj që të shpërndaheni të qetë dhe kurdo që t’iu ftojmë t’i përgjigjemi në formë meritore”, ka thënë Jashari para protestueseve.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …