Komisioni i Maturës Shtetërore vlerëson se ka përfunduar me sukses afati i dytë i Provimit të Maturës

Ka përfunduar Provimi i Maturës Shtetërore për afatin e gushtit, pjesa e parë

Komisioni Shtetëror i Maturës, ka uruar të gjithë maturantët në Republikën e Kosovës të cilit i janë nënshtruar provimit në afatin e gushtit, duke e vlerësuar të suksesshëm organizimin dhe administrimin e këtij procesi. Provimit të Maturës (afati i gushtit) i janë nënshtruar rreth 4 mijë maturantë, të cilët i kanë plotësuar kriteret dhe kërkesat për testim, raporton Zëri.info. Provimi është mbajtur në 68 qendra të testimit, ndërsa për mbarëvajtjen dhe administrimin e tij janë angazhuar 400 administrues. Të gjithë administratorët dhe kryetarët e qendrave të testimit kanë arritur me kohë. Provimi ka qenë i rregullt, testet janë shpërndarë me kohë dhe nuk ka pas mungesa në asnjë qendër testimi. Me këtë rast, KShM falënderon të gjithë akterët e përfshirë në organizimin dhe mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore, njëherësh bënë të ditur se, pjesa e dytë e afatit të gushtit do të mbahet më 30 gusht 2017

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …