Ka përfunduar renovimi i jashtëm i objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Fahredin Hoti”, në Rahovec. Në kuadër të këtij investimi nga Komuna e Rahovecit, janë kryer këto punime:
-
Izolimi dhe fasadimi i jashtëm;
-
Rregullimi i kulmit;
-
Rregullimi i sallës së rëntgenit në repartin e stomatologjisë;
-
Rregullimi i hapësirave rreth objektit.