Ka përfunduar riparimi i dyshemeve të klasave në shkollën “Vëllezërit Frashëri” në Drenoc

Në kuadër të projektit të riparimeve në shkolla, komuna e Rahovecit tashmë ka përfunduar edhe riparimin e dyshemeve të klasave në shkollën “Vëllezërit Frashëri” në Drenoc. Objekti i kësaj shkolle pas zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë, me ç’rast u instalua ngrohja qendrore, u bë riparimi i kulmit, u bë instalimi i ndriçimit elektrik të brendshëm, heqja e dritareve të vjetruara dhe zëvendësimi i tyre me dritare të reja termoizoluese dhe u bë izolimi e fasadimi i jashtëm, tashmë ka marrë pamjen e një objekti tërësisht të ri, pasi u ndërruan edhe dyert e klasave, u bë lyerja e mureve të brendshme dhe u riparuan dyshemetë e klasave, ti cilat ishin në gjendje shumë të keqe. Përkushtimi i komunës së Rahovecit për përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe për sigurimin e kushteve edhe më të mira për të mbajtur mësim, nuk do të ndalet kurrë dhe do të Vazhdojë me punë të mira edhe në objektet tjera shkollore!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …